Foto-Protesta në Bulevard kundër Vuçiç, digjet flamuri i Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Foto-Protesta në Bulevard kundër Vuçiç, digjet flamuri i Serbisë

Në bulevardin para kryeministrisë është duke u zhvilluar protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti nismës së Ballkanit të Hapur.

Qindra demokratë janë mbledhur sëbashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në orët në vijim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Advertisement

 

Në nismën e Ballkanit të Hapur deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy