Fshatrat e juglindjes të izoluara nga bora

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fshatrat e juglindjes të izoluara nga bora

Prej gati 48 orësh reshjet e borës kanë vijuar pa pushim në Qarkun e Korçës, të shoqëruara me erë të fortë. Temperaturat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri në minus 10 gradë. Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë janë bllokuar të gjitha fshatrat e juglindjes, përfshi dhe ato të fushës.

-Në fshatra të njësive adninistrative Velcan trashësia e borës është deri në 70 cm

-Dardhas trashësia e borës nga 90cm-1 m

-Trebinjë trashësia e dëborës nga 40-70 cm

Advertisement

-Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm

-Të bllokuar janë dhe fshatra të njësisë administrative Gore e Moglicë si dhe fushën e Maliqit, ku trashësia varion nga 30-70 cm.

Trashësia më e madhe e borës është në Mashkullore, mbi 2 m borë, ndërsa në fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe më tepër për 200 banorët, të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej fillimit të janarit.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme në fshata të zonave more si dhe Devollit në fshatrat Tren e Bitincke.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy