Gazetari ikonë në Kosovë, Resul Sinani vjen me një rrëfim personal në “Vizioni i Pasdites”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazetari ikonë në Kosovë, Resul Sinani vjen me një rrëfim personal në “Vizioni i Pasdites”

Një ndër gazetarët dhe moderatorët më të dashur në Kosovë, Resul Sinani, pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti. Në ekranin e Vizion Plus, gazetari tregoi më shumë për veten e tij dhe pasionin që ka pasur ndër vite për gazetarinë. E ka nisur nga radio dhe sot është i përqendruar në televizon dhe në jetën akademike.

Resul Sinani: Kam qenë shumë i vogël kur e doja gazetarinë. Unë e kisha marrë vendimin të bëhem gazetar kur nuk kishte media fare në Kosovë. Në vitet ’90 nuk kishte media në Kosovë. Por unë e kam marrë këtë vendim i ndikuar nga televizioni shqiptar. Këtë ëndërr doja ta realizoja në Tiranë. Kam dashur të vij, kam ardhur në Tiranë për tu regjistruar në gazetari. Kur nuk u regjistrova këtu, vazhdova gjuhë letërsi në universitetin e Prishtinës. Më 15 qershor të 1999 kam filluar në gazetari, vetëm tre ditë pasi hynë forcat e KFOR-it.

Në fillim kam nisur në radio, televizionet akoma nuk ekzistonin në Kosovë. Unë kam filluar në një radio lokale në Prizren. Unë e kam synuar radion, ëndrra ime ishe radio. Doja të bëhesha gazetar i radios dhe që në vitin e parë u ngopa me atë dashuri, e konsumova dhe kalova te televizioni. Edhe në televizion kam dalë rastësisht. Madje e kisha lënë gazetarinë për një kohë, por oferta e një mikes time bëri që të filloja në televizion për lajmet. Televizioni është një dashuri shumë e madhe dhe u dashurova shumë. Nuk jam penduar, është mirë që ta gjesh veten herët në profesion. Kur e gjen veten të duhet shumë punë, përkushtim. Sigurisht ka momente lodhjeje, mërzie, por në fund ti dhe profesioni bëhesh një./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy