Gazment Bardhi bllokon Foltoren e Kuvendit, “ngulmon” për interpelancë me Ramën, Nikolla i rrëzon kërkesën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazment Bardhi bllokon Foltoren e Kuvendit, “ngulmon” për interpelancë me Ramën, Nikolla i rrëzon kërkesën

Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren e Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Reagimi i tij erdhi pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk i dha fjalën për të parashtruar kërkesën e tij për interpelancë me Ramën për emisionin e RAI.

Bardhi: Mjafton të zbatohet rregullorja. Javën e shkuar pas një kërkese të refuzuar që kryeminsitri të vinte dhe të jepte shpjegime për dyshimet e përfshirjes së vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës, pas një emisioni investigativ, rezulton e provuar dhe e pranuar nga Rama që ka tentuar të ushtrojë presion ndaj gazetarëve që kanë kryer investigimin në medien shtetësore Rai 3.

Edi Rama nuk e ka telefonuar drejtorin e Rait si piktor. Jo! E ka telefonuar drejtorin e Rait në cilësinë e tij si kryeminsitër i Shqipërisë. Në këtë rast kjo ka të bëjë me veprimtarinë shtetërore të tij si kryeminsitër. Do të ishte në nderin tuaj zonja kryetare që të zbatonit rregulloren dhe Kushtetutën dhe ta përfshinit në rendin e ditës interpelnacën.

Advertisement

Nikolla e hodhi në votim kërkesën e Bardhit, kërkesë e cila u rrëzua me 56 vota kundër.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy