
Një qese me 4 granata dhe dy kapsolla detonatore është gjendur në parkimin e një lokali në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”.
Policia njofton se ato janë gjetur nga punonjësit e lokalit.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.