“Gjeniu i Vogël” rekord shikueshmërie/ Mbrëmja e parë ngjiti në skenë 12 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjeniu i Vogël” rekord shikueshmërie/ Mbrëmja e parë ngjiti në skenë 12 fëmijë

Spektakli më i madh i talenteve të vegjël “Gjeniu i Vogel ” startoi mbrëmjen e djeshme edicionin e tij të tetë në ekranin e Vizion Plus.

 

Nën moderimin e Jonida Vokshit, për  17 javë, producentët dhe ideatorët artistikë do të sjellin në vëmendje të publikut interpretimet dhe arritjet e një brezi artistësh të së ardhmes.

 

Advertisement

Nën emocionet e garës, 12 fëmijët konkurrentë të natës së parë sollën këngë jo vetëm këngë të repertorit shqip, por dhe atij të huaj.

 

FEMIJET

 

Advertisement

1-“Unë u ndjeva shumë mirë. Edhe po nuk kalova unë jam shumë e kënaqur që takova këta persona.”

 

2-“Për mendimin tim shkoi çdo gjë shumë mirë, emocionet ishin të mëdha por besoj se ja dola. Çdo moment e ndjeva, isha shumë e lumtur dhe me vetëbesim. Ja dola.”

 

Advertisement

3-“Isha shumë e emocionuar, bëra dhe jurinë me emocione dhe kjo më pëlqen.”

 

Gjenitë e vegjël u njohën dhe me komentet e jurisë profesioniste, të përbërë nga emra të njohur të muzikës shqiptare, si Adi Hila, Vikena Kamenica, Bojken Lako dhe Olta Boka.

 

Advertisement

FEMIJET

 

1-“Ishin shumë të mirë, më dhanë përgjigje shumë të mira dhe më thanë që jo vetëm që këndon shumë bukur por dhe luan futboll.”

 

Advertisement

2-“Nuk e di jam e emocionuar shumë. Më thanë komente pozitive me sa pashë dhe për këtë jam shumë e emocionuar dhe e lumtur.”

 

Nata e parë solli dhe sfidat e para të fëmijëve, të cilët kaluan në konkurrim me njëri-tjetrin për të zgjedhur kështu dhe katër finalistët e parë, Anja Myrtajn, Franceska Kasën, Bletisa Karajn dhe Xhejson Ramën.

 

Advertisement

Superproduksioni “Gjeniu i vogël”, që mban vulën e Pandi Laços, Bledi Laços dhe Adi Hilës, në natën e tij përveç surprizave solli dhe një rekord shikueshmërie. Ndaj Vizion Plus ju fton ta ndiqni çdo të martë në orën 21:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy