Gjykata Kushtetuese pezullon ndërtimin e teatrit të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Kushtetuese pezullon ndërtimin e teatrit të ri

Gjykata Kushteuese pezullon ndërtimin e teatrit të ri. Trupa gjykuese mori këtë vendim pasi shqyrtoi kërkesën e presidentit Ilir Meta.

 

Sipas gjykatës, ky ligj që kërkon presidenti të shfuqizohet, cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës dhe parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore.

 

Advertisement

Po ashtu, u pezullua vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

 

Gjykata Kushtetuese vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës;
2. Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
4. Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
5. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy