Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kerkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira.

Ligji i tatimit mbi të ardhurat  detyron bizneset të paguajnë 15 dhe 23% tatim mbi fitimin. Kësti i parë, i cili përllogaritet automatikisht nga sistemi dhe merr për referencë xhiron e vitit 2023, ka rezultuar për shumë prej tyre në shifra të papërballueshme.

Sipas opozitës tatimi mbi profesionet e lira është i padrejtë.

Në vendim thuhet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Advertisement

VENDIMI

Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.

Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373.

Advertisement

Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy