Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e PD për shkrirjen e Bordit të Transparencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e PD për shkrirjen e Bordit të Transparencës

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vetëm një nen të Bordit të Transparencës, që nënkupton se bordi nuk mund të shkrihet me vullnetin e tij. Në këtë formë gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi shfuqizim të plotë të Bordit të Transparencës.

 

 

 “Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”, thuhet në një pjesë të vendimit.

Advertisement

 

Megjithatë, Bordi i Transparencës do të vijojë të përcaktojë çmimet e karburanteve në vend deri në një moment të dytë. Partia Demokratike pretendoi se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy