Gjyqi për vulën e PD/ Trupi gjykues tërhiqet në dhomë Këshillimi, pritet shpallja e vendimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyqi për vulën e PD/ Trupi gjykues tërhiqet në dhomë Këshillimi, pritet shpallja e vendimit

Treshja gjykuese që do të vendosë mbi fatin e PD, është tërhequr në Dhomë  Këshillimi, ndërsa pritet që sot të merret një vendim se kujt do i takojë vula dhe logo e partisë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se grupimi i Alibeajt ka dalë në oborrin e gjykatës, ndërsa grupimi i Berishës vijon të qëndrojë brenda, në pritje të një vendimi final.

 

Advertisement

Në fjalën e fundit në këtë seancë, përfaqësuesi ligjor i grupit Alibeaj, Indrit Sefa ripërsëriti kërkesën drejtuar trupit gjykues, nga i cili kërkoi të prishë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri,  ose prishjen e vendimit dhe kthimin në shkallë të parë me një tjetër trup gjykues.

 

Ndërkoha, grupimi i Sali Berishës i përfaqësuar në këtë seancë nga Ivi Kaso, kërkoi mosnjohjen e ankimimit të palës tjetër, dhe rrëzimit e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy