Goditi Berishën/ Policia reagon zyrtarisht: Dy veprat penale që rëndojnë mbi Gert Shehun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditi Berishën/ Policia reagon zyrtarisht: Dy veprat penale që rëndojnë mbi Gert Shehun

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshem, ku Gert Shehu 31 vjeç goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha.

 

Në reagimin e saj, policia thotë se Shehu është arrestura në flagrancë e ndaj tij rëndojnë du akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

 

Advertisement

DVP Tiranë

 

Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin:   

 

Advertisement

Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. 

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy