
Zbardhet vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të se shtunes, në fshatin Klos, Mallakastër.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Klosi”.
Arrestohen dy autorer qe vodhën me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, një shumë parash, në banesën e të moshuarit Caush Shehaj 89 vjec.
Rreth orës 08:00 të se shtunes është njoftuar salla operative se në orën 02:30, në fshatin Klos, Mallakastër, kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, në një banesë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën për zbardhen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i personave që, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën me dhunë një shumë parash, shtetasit Çaush Shehaj., 89 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjate operacionit policor të koduar “Klosi” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ervis Halimi 22 vjeç, banues në Fier dhe Musa Gudo, 28 vjeç, banues në Portëz, Fier.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.