Grabitën me armë banesën e 89-vjeçarit, pranga fierakëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitën me armë banesën e 89-vjeçarit, pranga fierakëve

Zbardhet vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të  se shtunes, në fshatin Klos, Mallakastër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klosi”.

Arrestohen dy autorer qe vodhën me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, një shumë parash, në banesën e të moshuarit Caush Shehaj 89 vjec.

Rreth orës 08:00 të se shtunes është njoftuar salla operative se në orën 02:30, në fshatin Klos, Mallakastër, kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, në një banesë.

Advertisement

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën për zbardhen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i personave që, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën me dhunë një shumë parash, shtetasit Çaush Shehaj., 89 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjate operacionit policor të koduar “Klosi” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ervis Halimi 22 vjeç, banues në Fier dhe Musa Gudo, 28 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Advertisement

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy