Greqi, situata epidemiologjike nga COVID-19 mbetet tejet e rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqi, situata epidemiologjike nga COVID-19 mbetet tejet e rëndë

Situata epidemiologjike në Greqi mbetet jashtëzakonisht e rëndë, nënvizoi zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotelia Peloni në një konferencën për shtyp online.

“Javën e kaluar ka pasur një rritje të infeksioneve të reja si në Atikë ashtu edhe në shumicën e njësive rajonale të vendit. Ishte gjithashtu e dukshme që kishte një rënie të vogël në përqindjen e rasteve të reja tek njerëzit e moshës mbi 75 vjeç, diçka që është padyshim e lidhur me mbulimin e vaksinimit të këtyre moshave dhe se rastet e reja janë kryesisht midis njerëzve të moshës 20 deri 60 vjeç, të cilët lëvizin më shumë”, shpjegoi ajo.

”Për këtë arsye, u mor një vendim për të vendosur masa shtesë për të kufizuar lëvizjet e njerëzve dhe për të ngadalësuar valën e tretë të pandemisë, por ndërsa përhapja e virusit ndodhi me shpejtësi të madhe dhe lehtësimi i masave kërkon kohë dhe sakrifica”, shtoi Peloni.

“Duket se përpjekja po bëhet gjithnjë e më e vështirë në këtë fazë, për shkak të lodhjes së njerëzve dhe varianteve që në total tani përbëjnë 60-70 % të rasteve të reja në Atikë, ndërsa në Kretë janë afër 90 %”, theksoi ajo.

Advertisement

Duke iu referuar shtrirjes së vaksinave, ajo nënvizoi se ”janë kryer mbi 1 milion vaksina, ndërsa disa njerëz kanë marrë edhe dozën e dytë dhe deri në fund të marsit, një milion qytetarë do të jenë vaksinuar plotësisht”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy