Greva në Rinas/ Kadia: Kontrollorët u treguan të nxituar, s’pranuan të negocionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greva në Rinas/ Kadia: Kontrollorët u treguan të nxituar, s’pranuan të negocionin

Zv.ministër i Financave, Besart Kadia deklaroi në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil që bojkotuan punën dje në Rinas, u treguan të nxituar.

 

Teksa e cilësoi vendimin e tyre ekstrem, Kadia argumenton pse gjykon që ata kanë patur qëllime politike.

 

Advertisement

“Pagat janë ulur në mënyrë të përkohshme për shkak të pandemisë. Në gusht, ose në shtator mund të ktheheshin në normalitet, por kontrollorët u treguan të nxituar në veprimet e tyre. Nuk pranuan që pagat e tyre të rriteshin në gusht. 60 kontrollorët janë më keq sesa çfarë ishin para dy ditësh. Stresi i tyre është më i lartë. Për shkak sepse prokuroria po ngre akuzat, shteti shqiptar u paralizua, vaksinat nuk erdhën, pagat nuk do të rishikohen. Qëllimi i tyre nuk u arrit. Përderisa nuk u arrit ky qëllim, besoj se kanë patur qëllime të tjera. Vendimi ka qenë i qartë: kontrollorët që nuk rikthehen në punë do të përballen me pasojat. Aeroporti kurrsesi nuk duhej lënë në këtë situatë.”

 

Ai u pyet edhe për rolin e shtetit shqiptar në këtë situatë të krijuar, pavarësisht se Albcontrol është një entitet krejtësisht i pavarur.

 

Advertisement

“Shteti shqiptar ka për detyrë që t’iu ofrojë shërbim të pandërprerë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Sa i përket rolit të shtetit në këtë pjesë, shteti mund të orientojë dhe të komunikojë me kompaninë nëse ata kanë patur nevojë. Para një muaj, Albcontrol, sindikatës dhe punonjësve iu është bërë me dije sa i përket rikthimit të trafikut me dy skenarë dhe çështja e pagave. Nuk është pranuar. Kur je në negociata, nuk merret ky vendim. Është vendimi i fundit i armëve që ke në dorë. Ndërkohë që janë në negociata, ata marrin vendimin më ekstrem. Nuk zgjidh asgjë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy