Gripi i shpendëve shtrenjtoi vezët/ Kompanitë i drejtohen importit, presim dëshmpërblim nga qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gripi i shpendëve shtrenjtoi vezët/ Kompanitë i drejtohen importit, presim dëshmpërblim nga qeveria

Rreth 250 mijë kokrra vezë i mungojnë tregut për shkak të gripit të shpendëve që preku tre stabilimentet vezëprodhuese më të mëdha të vendit.

 

Mungesa e produktit, shpjegon administratorja e një prej pularive ku shpërtheu sëmundja, është edhe një ndër arsyet kryesore pse çmimi është rritur ndjeshëm.

 

Advertisement

ENKA RUSHANI

ADMINISTRATORE, PULARI

 

“Sasia e vezës nuk është e mjaftueshme dhe kjo është shqetësuese. Jemi 700 arka mangët nga prodhimi ditor, gjithë kjo sasi veze konsumohej nga konsumatori vendas. Tashmë kjo sasi nuk ndodhet në treg dhe ka sjellë edhe këto problematika. Ka një rritje të çmimit të vezëve aktualisht në treg për disa arsye. E para sepse kapaciteti i prodhimit është shumë i vogël. Ne kemi aktualisht vetëm pularinë e Vlorës dhe operojmë vetëm me këtë. Po ashtu, rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para.”

Advertisement

 

Me qëllim që situata të ndryshojë dhe çmimi i vezës të pësojë rënie, kompanitë iu janë drejtuar tregjeve fqinje.

 

Ministria e Bujqësisë konfirmon për “Vizion Plus” se hera e fundit kur janë importuar vezë të inkubuara nga Italia ka qenë një jave me pare.

Advertisement

 

 

ENKA RUSHANI

ADMINISTRATORE, PULARI

Advertisement

 

“Të gjitha shtetet fqinje të kenë të hapur rrugën e importit që të sjellim vezë në tregun vendas. Kështu do të kemi vezë në treg dhe do të ulim çmimin e vezës që aktualisht është goxha më i lartë sesa i mëparshmi.”

 

Tre muaj më vonë pritet që prodhimi vendas të normalizohet, duke dhënë ndikim kështu edhe në stabilizimin e çmimit të vezëve.

Advertisement

 

SINK

ENKA RUSHANI

ADMINISTRATORE, PULARI

Advertisement

 

“Po punojmë vetëm me pularinë që kemi në Vlorë dhe mendojmë që rikuperimi të jetë i shpejtë për 3-muaj kur do të ripopullojmë kapanonet e dëmtuara.”

 

Por deri atëherë, stabilimentet e prekura nga gripi i shpendëve presin rimbursimin nga qeveria, me qëllim që industria të rigjenerohet sa më shpejt.

Advertisement

 

Ministria e Bujqësisë thotë se ky proces do të kryhet sipas ligjit për dëmshpërblimin për kafshët e eliminuara.vlera e dëmshpërblimit përcaktohet nga vlera mesatare e tregut për kafshën a shpendin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy