“Grupet për votat, të paligjshme”/ Konstitucionalistët: Ngritja e këtyre strukturave, e rrezikshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Grupet për votat, të paligjshme”/ Konstitucionalistët: Ngritja e këtyre strukturave, e rrezikshme

Pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Elbasanit një ditë më parë, ekzistenca e një strukture pranë PD për mbrojtjen e votës ka hapur një debat publik, edhe pse fenomeni nuk është i ri.

 

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj shpjegon se kodi elektoral është ligji që rregullon të gjithë procesin zgjedhor; dhe çdo grup i ngritur nga partitë është në tejkalim të ligjit.

 

Advertisement

SOKOL HAZIZAJ

KONSTITUCIONALIST

 

“Kodi zgjedhor e ka zgjidhur shumë drejt, saktë si dhe nëpërmjet kujt kalon mbrojtja e votës. Kam përshtypjen me krijimin e këtyre strukturave, të paktën nga ajo pohuar nga palët, se nuk mendoj që është vetëm e njërës palë, mendoj së të gjitha palët kanë krijuar struktura që mund tua vendosësh mbiemrin si të duash; më tepër është një imponim I marrjes së votës se vota vetë e qytetarit.”   

Advertisement

 

Edhe avokati Saimir Visha shpjegon se kodi zgjedhor iu njeh vetëm një të drejtë partive politike; të caktojnë vëzhgues që monitorojnë votimin dhe numërimin e votave

 

SAIMIR VISHA

Advertisement

AVOKAT

 

“Por për të ngritur njësi të posaçme për të mbrojtur kutitë e votimit mendoj se është një veprim që nuk është në përputhje me ligjin dhe kodin zgjedhor. Mendoj që përveç policisë së shtetit ose strukturave të organeve ligjzbatuese asnjë lloj force tjetër qoftë subjekte politike majtas apo djathtas nuk mund të sigurojë ose të vejë në terren njerëz të armatosur përballë një popullsie civile”

 

Advertisement

Të dy juristët theksojnë ligji duhet respektuar duke bërë thirrje për qetësi

 

Sokol Hazizaj

“Është farë një gjë e qartë që çdo veprim që bëhet në presion për marrjen e votës për komprometimin e votës është veprim sa jo ligjor, jo demokratik, jo kushtetues. Është një veprim që është përtej ligjit, është arbitrar dhe pse jo edhe obskurantist. Dmth ne në 2021 diskutojmë ende mbrojtjen e votës”

Advertisement

 

Saimir Visha

“Nuk mund të ngrihen grupe të posaçme aq më tepër të armatosur përballë popullsisë civile apo të bëhen thirrje rrëmbeni armët rrëmbeni sfurqe. Nuk jemi ne kohe lufte, data 25 është një ditë e bukur me diell çdo person ka të drejtë të votojë”

 

Advertisement

Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se PD ka një strukturë për mbrojtjen e votës, e cila vihet në lëvizje nëse ka denoncime për blerje votash

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy