Habit psikologia: Burrit i gjej gra të tjera, na e lejon feja/ Kundërshton teologu: Kjo është kur*ëri e ligjëruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Habit psikologia: Burrit i gjej gra të tjera, na e lejon feja/ Kundërshton teologu: Kjo është kur*ëri e ligjëruar

Poligamia ka sjellë përplasje mesteologut Miron Çako dhe psikologes Ikballe Huduti.

 

Kjo e fundit, në Vizionin e Pasdites tha se feja myslimane e lejon nurrin që të ketë më shumë se një grua dhe të mos vëjë veprime imorale me vajza beqare, duke u bllokuar sipas saj të ardhmen.

 

Advertisement

Ajo thotë se për gruan nuk mund të jetë e njëjta gjë, për arsye se gjinia femërore nga natyra duhet të trajtohet me kujdes nga vetëm një burrë.

 

Gruan dhe burrin nuk mund ta vendosim në peshore gjithmonë. Gruaja ka një vend të veçantë tek krijuesi dhe në familje. Unë kam respekt për ata meshkuj që gruan e tyre, një grua e shikojnë si mbretëreshë. Mua më vret që burri një grua ta ketë në shtëpi, e pastaj të tjerat nëpër zyra, sekretaret etj. Ne nuk kemi mentalitet të kemi 2-3 si në Ababi apo Emiratet e Bashkuara, por pse mos të jetë një person që ka mundësi ta mbajë një grua dhe pse një asistente ta bëjë të pashpresë dhe sterile.

 

Advertisement

Pse të shkojë të bëjë imoralitet kur e ka të lejuar nga zoti. Të ruaj moralin e tij mashkulli. Në Islam është që nëse burri nuk është pranë gruas për 4 muaj atëhere do shkojë në shkurrorëzim. Burri nëse është besimtar i lejohet të jetojë me një grua tjetër e mos pres gjatë.

 

Nëse zoti e kishte bërë një grua të kishte dy burra, për një vit ajo do shkatërrohej. Nga natyra është krijuar që të kujdeset vetëm nga një mashkull”, tha ajo.

 

Advertisement

Por Ikballe Huduti është kundërshtuar nga teologu Miron Çako, i cili tha se poligamia është një kur*ëri e ligjëruar.

 

Sipas tij, zoti krijoi gruan dhe burrin dhe martesa mund të prishet vetëm në rast tradhëtie dhe kur ka dhunë.

 

Advertisement

Zoti krijoi një çift, një burrë e një grua. Poligami për ne është kur*ëri e ligjëruar. Unë e kam studiuar kuranin. Shikohe se në islam, përjetësia shihet si një vend ku ka shumë gra.  

 

Krishtërimi e ka zgjidhur martesën mes burrit dhe gruas. Martesa është e përjetëshme. Martesa prishte për tradhëti, kur bëhet i dhunshëm apo ikën për vite e nuk e dimë se ku është.  Çdo gjë tjetër quhet kur*ëri dhe nuk mund të justifikohet”, tha Çako.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy