Hapja e Kolegjit Europian në Tiranë/ Manastirliu: Do fuqizojë brezin e udhëheqësve!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapja e Kolegjit Europian në Tiranë/ Manastirliu: Do fuqizojë brezin e udhëheqësve!

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cilësoi hapjen e Kolegjit Evropian në Tiranë se Shqipëria ka bërë një hap monumental.

 

Manastirliu tha se elja e zyrës së Kolegjit të Evropës në Tiranë tregon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor dhe është dëshmi e angazhimit të Shqipërisë ndaj idealit evropian.

 

Advertisement

Sot jo vetëm kremtojnë ngritjen e një pranie fizike, por rikonfirmojmë angazhimin e përbashkët. Kolegji i Evropës ka qenë kyç për të arsimuar disa breza udhëheqësisht, diplomatësh dhe studiuesish e për më shumë se 7 dekada ka qenë si dëshmi ndaj angazhimit të qëndrueshëm ndaj idealit evropian.

 

Nuk është vetëm transferim dijesh, por është mbi të gjitha kultivimi i një mendësie që përqafon ndryshimin, novacionin dhe bashkëpunimin. Duke ngritur një prani këtu në Tiranë, Kolegji i Evropës njeh rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në kontekstin më të gjerë europian”, u shpreh ajo.

Ministrja deklaroi se kjo nismë do të fuqizojë brezin e ardhshëm të udhëheqësve, diplomatëve dhe studiuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Evropa e më gjerë për tu bërë katalizatorë të një ndryshimi pozitiv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy