Heqja e Vetos bullgare/ Reagon Rama: Shumë shpejt për të qenë optimist por do të marrim pjesë në Samit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Heqja e Vetos bullgare/ Reagon Rama: Shumë shpejt për të qenë optimist por do të marrim pjesë në Samit

Kryeministri Rama ka reaguar pas dakordësimit nga opozita bullgare për votimin pro në parlament të heqjes së Vetos bullgare kunder Maqedonise se Veriut.

 

Përmes një reagimi në Twitter Rama shkruan se është shumë herët për të qenë optimist dhe për të ndryshuar diçka në fjalimin e ditës së nesërme në Samitin e BE qe do te mbahet ne Bruksel.

 

Advertisement

Megjithatë kreu i qeverise shqiptare ka konfimuar se do të marrë pjesë në Samitin e kesaj te enjte.

 

Reagimi i Ramës:

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Advertisement

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy