Hera e 4 që kambisti Shefqet Muça grabitet, familjarët u përleshën me tre autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hera e 4 që kambisti Shefqet Muça grabitet, familjarët u përleshën me tre autorët

Grabitet me armë një kambist në lagjen 1 të qytetit të Korçës. Shefqet Muça banor i kësaj lagjeje si zakonisht edhe mëngjesin e sotëm ka qënë duke shkuar në pikën e tij të këmbimit valutor kur jo më pak se tre persona i kanë zënë pritë në momentin sapo ka dalë nga dera e banesës private dhe po hipte në makinë.

Kambisti nuk ka pranuar tju japë çantën grabitësve edhe nën kërcënimin e armës e kaq ka mjaftuar që të përleshen me njëri tjetrin.

Në ndihmë të kambistit kanë ardhur edhe familjarët e tij të cilët kanë arritur të mbajnë njërin nga grabitësit ndërsa dy të tjerët pasi kanë marrë dhe çantën me një shumë të konsiderueshme parash kanë arritur të largohen të ndihmuar edhe nga një mjet i cili i priste në unazën e vogël të qytetit.

Burime të siguruara thanë se 3 nga grabitësit e kanë pritur kambistin sipër banesës së tij të fshehur në kodrën përballë.

Advertisement

Në momentin që e kanë parë duke dalë nga shtëpia e kanë sulmuar. Ndërkohë që sipas të njëjtave burime një person i katërt  i priste me makinë në rrugë kryesore duke i ndihmuar dy prej grabitësve të largohen nga vendngjarja.

Kjo është hera e katërt që kambisti Shefqet Muça grabitet dy herë në banesën e tij e po aq në pikën e këmbimit valutor në qendër të Korçës.

Nëqoftëse tre herët e para policia nuk ka shkuar tek autorët, kësaj rradhe njëri prej grabitësve është arrestuar nga policia dhe ndodhet në Spitalin e Korçës. Grabitjet e kambistëve ne qytetin e Korçës kanë qënë të shpeshta. Vetëm pak kohë më parë është grabitur edhe një kambist tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy