I dënuar me 12 vite burg, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me 12 vite burg, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës është vënë në prangfa nga Forca e Posaçme Operacionale.

Në kuadër të operacionit “Local” u bë arrestimi i 40-vjeçarit, të shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy