I jepet sot lamtumira nënkomisarit që vrau veten, përlotin miqtë: U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I jepet sot lamtumira nënkomisarit që vrau veten, përlotin miqtë: U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh

Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira Arben Pjeçit, nënkomisari i cili i dha fund jetës me armën e shërbimit në zyrën e tij, në komisariatin e Durrësit.

Kolegët e tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Ata shprehen se u largua duke lënë pas hijen e rëndë të fajit.

“Për Ty, Arben! Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi, por vetëm në përdorim. E ti nuk kishe asnjë të drejtë të merrje këtë vendim për jetën! Megjithatë, ti ike e pas le hijen e rëndë të fajit. Lamtumirë koleg! U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh. I lehtë të qoftë dheu mbi trup e shpirti të ndritë në parajsë”, shkruajnë kolegët e Arbenit.

Advertisement

Nënkomisari vrau veten pasditen e djeshme dhe ngjarja tronditi komisariatin e Durrësit. Sipas policsve, nuk ishin dëgjuar të shtëna arme. Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 16:15, vetëm pas denocnimit të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të ndjerin.

Pas denoncimit policia e Durrësit thotë se hapën derën e zyrës me forcë dhe e gjetën Pjeçin të vetëvrarë.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 56-vjeçari, i cili ishte dënuar me punë në komunitet pasi akuzohej për “plagosje të lehtë me dashje”, pas një sherri me fqinjin e tij për vendin e parkimit.

Advertisement

Pas vendimit të Gjykatës, Pjeçi ishte pezulluar nga detyra./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy