I shoqëruar nga Zaho dhe bashkëshortja, kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Françesku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shoqëruar nga Zaho dhe bashkëshortja, kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Françesku

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda dhe djalin e tyre Zaho janë pritur nga Papa Francesku gjatë vizitës së tyre në Vatikan.

Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.

Rama ndodhet sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë. Ai ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij. Në fjalë e tij ai u ndal e ndërprerja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy