Ibrahimaj: Rritja ekonomike në tre muajt e fundit ishte 2.7%, kryeson sektori i ndërtimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ibrahimaj: Rritja ekonomike në tre muajt e fundit ishte 2.7%, kryeson sektori i ndërtimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat ka pasqyruar ecurinë ekonomike në tremujorin e fundit. Brahimaj thekson se ekonomia ka pësuar rritje me 2.72 përqind, duke pasur një ecuri më të mirë se vende të tjera të rajonit.

 

“Për tre mujorin e parë, 2.72% rritje ekonomike në vend. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi me një rritje 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.  Për dymujorin prill maj eksportet janë rritur në vëllim me 2% dhe në vlerë me 14%”, thekson ajo.

 

Advertisement

Rritje kanë pësuar kryesisht sektori i ndërtimit dhe ai i shërbimeve, thekson ministrja.

 

”Për periudhën 5 mujore qarkullimi është rritur me 4 përqind, ku kontributin kryesor dhe rritjen më të madhe e ka pasur sektori i shërbimeve me një rritje 15 përqind dhe sektori i ndërtimeve me një rritje me 14 përqind”, deklaron ajo.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Brahimaj thekson se pritshmëritë janë që në bazë të treguesve rritja ekonomike të vijojë në 3.7 përqind.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy