IKMT: Deri në fund të dhjetorit, do prishen të gjitha ndërtesat pa leje në zonat bregdetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
IKMT: Deri në fund të dhjetorit, do prishen të gjitha ndërtesat pa leje në zonat bregdetare

Deri në fund të muajit dhjetor, të gjitha ndërtesat pa leje në zonat bregdetare do të prishen.

Numri dy i IKMT shprehet se gjatë këtyre muajve, është ngritur puna për zonat bregdetare në Shkëmbin e Kavajës duke vijuar më pas me Durrësin dhe Shkodren. Kjo punë vjen pas aksionit të IKMT në bregdetin e jugut.

GURI SEFERI
ZV/KRYEINSKPEKTOR IKMT
Sot që po flasim ka filluar isnpektimi në qarkun e Tiranës, që është zona bregdetare nga lumi Shkumbin deri në zonën e Golemit në Shkëmbin e Kavajës. Pra është gjithjë pjesa bregdetare që po inspektohet/ Gjithashtu ka filluar inspektimi edhe në një pjesë deri në qarkun e Lezhës. Gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetortrupat e inspektimit do të jenë në të gjithë zonën bregdetare që kanë mbetur, pra Durrësi dhe Shkodra.

Sa i takon aksionit në jug, Seferi shton se deri më tani janë prishur 70 objekte.

Advertisement

Janë në isnpektim 317 objekte, të prishur 70, 10 janë me masa sigurie. Pjesa tjetër nga 317 në 227 janë objekte që po plotësojnë dokumentacionet. Janë afate që i lihen afati kohor për të marrë dokumentacionin e duhurpër ti dorëzuar pranë IKMT.

IKMT shprehet se pas aksionit që ka nis në të gjithë vendin në fillim të verës, ka sjellë dhe një ndërgjegjësim të qytetarëve, pasi nuk është regjistruar asnjë ndërtim pa leje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy