Interesat e depozitave në rritje/ Shqiptarët kursejnë më shumë në monedhë të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas normalizimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, sistemi bankar ka filluar të rrisë gradualisht normat e interesit për depozitat. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, interesi mesatar për depozitat me afat në lekë shënoi 1.3% në muajin shtator, nga mesatarja prej 0.7% e tre viteve të fundit.

 

Të njëjtën tendencë kanë shfaqur edhe interesat e depozitave në euro, të cilat kanë arritur në 0.7% në muajin shtator, nga nivelet nën 0.2% të katër viteve të mëparshme.

 

Advertisement

ADRIAN CIVICI

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

Advertisement

“Ishte e pritshme dhe është rezultat direkt i vendimit të Bankës së Shqipërisë për ndryshimin e normës bazë të interesit për lekun, në kuadër të politikës së saj monetare, për të përballuar dhe për të kontrolluar rritjen e çmimeve dhe inflacionin. Një nga efektet positive që ka ky ndryshim është rritja e përqindjeve të interesit për depozitat në lekë në sistemin bankar. Është një element që e korrigjon apo e amortizon në një njëfarë mënyre inflacionin dhe rritja e përqindjes së interesit të depozitave shkon në proporcion me vendimet për rritjen e normës bazë të interesit. Është një e ardhur e shtuar nga depozitat që gjenden në sistemin bankar shqiptar që në njëfarë mënyre është edhe një kompensim direkt ose indirekt për rritjen e çmimeve apo nivelin e inflacionit.”

 

Nëse interesat e mbledhur nga depozitat janë të konsiderueshme, ekspertët këshillojnë individët t’i investojnë ato.

 

Advertisement

ADRIAN CIVICI

 

“Varet nga sasia e depozitave dhe madhësia e interesave. Nëse kemi të bëjmë me sasi të madhe parash, lekë të depozitaur në bankë, për të cilat edhe interesi është i madh, mund të shkojnë ose për konsum, ose për t’u investuar në drejtime të tjera, në biznese të ndryshme ose në bono thesari. Gjithçka varet nga plani i biznesit që ka çdo individ dhe sasia e përfitimit që ka nga rritja e ëktyre normave të interesit.”

 

Advertisement

Pavarësisht inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë raporton se depozitat kanë vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit. Por shifrat tregojnë se kursimet e shqiptarëve po orientohen gjithnjë e më shumë nga valutat e huaja.

 

ADRIAN CIVICI

 

Advertisement

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Ka të bëjë edhe me alternativat e konsumit dhe investimeve që kanë qytetarët shqiptarë. Edhe në euro reflektohet e njëjta tendencë për përqindjet e interesit për depozitat sepse edhe Banka Qendrore Evropiane ka nisur një trajektore rritëse për bnormën bazë të interesit ëpr euron dhe kjo reflekton edhe sasinë e madhe të euros që është në Shqipëri, një pjesë e të cilave shkon edhe për depozita.”

 

Advertisement

Ndërkohë,  Banka Qendrore konstaton se prej më shumë se një viti individët kanë një tendencë për të vendosur kursimet në depozita me afat mbi 2 vjet, në kërkim të kthimeve më të larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy