Ish-ushtari gjerman i UÇK-së – Kurtit: Pyeti amerikanët për pajisjet e sofistikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-ushtari gjerman i UÇK-së – Kurtit: Pyeti amerikanët për pajisjet e sofistikuara

Ishte parathënë, e sado që është padyshim prej shfaqjeve më të shëmtuara në historinë e Partisë Demokratike, ajo që ndodhi në mjediset e selisë qëndrore të saj në Tiranë me 8 janar, nuk qe një surprizë për askënd, nuk ishte e papritur.

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike prej fillimshtatorit të vitit të kaluar e tëhu, jo vetëm u kushtëzuan, por edhe u imponuan nga vendimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili duke iu përgjigjur aktit të shpalljes së Sali Berishës “person non grata” nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit, vendosi që ish kryetari i PD-së, të mos ishte deputet i grupit të saj parlamentar, të paktën deri sa ai të zgjidhte problemin me Departamentin Amerikan të Shtetit, siç u tha, dhe të cilin si vetë zoti Berisha, ashtu edhe zoti Basha bënë kujdes të mos e konsideronin edhe problem të Partisë Demokratike.

Rrjedha e ngjarjeve; shfaqja e “Foltores” dhe takimet e shumta të zotit Berisha pothuaj në te gjithë vendin, akuzat dhe kundërakuzat, retorika e mbushur me gjuhe agresive dhe kërcënuese, shpërfaqën dukshëm edhe e pjesën e “padukshme” të ajsbergut të një PD-je në krizë, çuan de facto në dy kuvende kombëtare, në dy kryesi; njëra ajo që ështe dhe tjetra ajo e rithemelimit, në dy kryetarë; njëri ai që është edhe pse i shkarkuar më një referendum që as e njeh dhe as e pranon, e tjetri, ai që ishte me peshën e emrit të tij dhe të asaj që ai përfaqëson për vetë historinë e Partisë Demokratike.

Ndarja, edhe pse nuk pranohet është evidente.

Advertisement

Një pjesë e deputetëve mbështesin zotin Berisha, pjesa tjetër që janë shumica e tyre, mbështesin Bashën.

Edhe Këshilli Kombëtar po ashtu; një pjesë me Berishën dhe pjesa tjetër që është shumicë me Bashën, ndërkohë që Berisha me referendumin që organizoi më 18 dhjetor për të shkarkuar Lulzim Bashën, donte në fakt po aq edhe të dëshmonte se ai ka mbështetjen e shumicës së bazës së partisë.

Nën këtë klimë zhvillimesh u mbyll viti 2021 për Partinë Demokratike, për të nisur Viti i Ri 2022 me datën 5 janar, kur sipas një ultimatumi të shpallur nga grupi për rithemelimin, Lulzim Basha duhej të lironte zyrën, pasi referendumi i 18 dhjetorin me rreth 44 mijë pjesëmarrës, e ka shkarkuar atë nga detyra e kryetarit të partisë.

Berisha dhe mbështetësit e tij e dinin se nga ana tjetër Basha dhe të tijtë nuk do ta lironin selinë e PD-së, por paralajmërimi i tyre ishte vetëm një “procedurë” formale për t’i paraprirë asaj reale që u shfaq me datën 8 janar.

Advertisement

Ndërsa Basha, i bindur se si do të vepronte ish shefi i tij me mbështetësit, përdori dyert e selise dhe përforcimin e tyre me profile hekuri si copën e kuqe për të ndërsyer “demin” në veprimin e rradhës.

Si asnjëherë tjetër më parë, agresivitetin dhe dhunën që kjo parti e ka demonstruar në jo pak raste sa herë është gjendur në protesta përballë institucioneve shtetërore, këtë herë e shfaqi edhe në oborrin dhe në shtëpinë e vet.

Shëmtia u shfaq e plotë.
Partia Demokratike u gjend nën dhunën e vetvetes dhe me vetveten.

Dy palë, njëra kundër tjetrës!
Dy grupe, njëri kundër tjetrit!

Advertisement

Policia në mes për të ndarë dhe mbrojtur njërën pjesë nga tjetra.

Çfarë po ndodh me Partinë Demokratike?!…

Ajo mund dhe duhej t’ia kursente vetes dhe Shqipërisë këtë anë të shëmtisë së vet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy