Izolohen flakët në Vithkuq/ Rrezikonin Manastirin e Shën Pjetrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izolohen flakët në Vithkuq/ Rrezikonin Manastirin e Shën Pjetrit

Izolohen flakët në pyllin e fshatit Vithkuq zjarr që rrezikonte Manastirin e Shën Pjetrit, një prej vlerave më të mëdha të trashëgimisë së kulturës kombëtare.

 

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturorë Gjergji Koki bën me dije se pas më shumë 20 orësh është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në pyllin rreth Manastirit.

 

Advertisement

Për fikjen e zjarreve janë angazhuar Forca të ushtrisë të Shërbimit Zjarrfikës, të Emergjencave Civile por edhe banorë të fshatit Vithkuq.

 

Në vendin e ngjarjes kanë qënë të pranishëm edhe grupi hetimor i policisë së Korçës por deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar për zjarrvënie edhe në kushte kur burime jo zyrtare thanë se zjarret kanë qënë të qëllimshme.

 

Advertisement

Një ditë përpara ka pasur edhe 7 vatra të tjera zjarri në fshatra të Bashkisë së Maliqit duke djegur shkurre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy