Jep dorëheqjen Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë, por synon parti të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jep dorëheqjen Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë,  por synon parti të tjera

Kreu i PL ne Lezhe, Petrit Gjoni, ka bere te ditur permes rrjetit social facebook se nuk do te jete me ne krye te kesaj force politike dhe pa shpjeguar arsyet, por qartazi shprehet se se shpejti mund ta shohim ne krah te ndonje subjekti tjeter politik.

 

Nder te tjera Gjoni shkruan nënvizon:

Dua të ndaj me miqtë e mi një vendim personal që kam marr në aspektin politik.
Duke u konsultuar mirë, së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që më duan, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Lirisë Dega Lezhë dhe çdo pozicion politik që lidhet me PL-në. Kjo vjen më shumë si arsye personale e imja.

Advertisement

 

Shumë respekt për mbështetësit e mi, për bashkëpunëtorët e mi në bazë dhe në qender, për drejtuesit politik të PL-së dhe ish LSI-së në qendër. Respekt për ta. Mbase nuk është momenti i duhur që unë të largohem, por PL është e hapur dhe mund të vijnë të tjerë më të devotshëm dhe më organizatorë se sa unë dhe mbase nuk është faji i tyre që largohem unë, por kështu e shikoj të arësyeshme të bëj.

 

Nga ky moment unë ndihem i lirë në hesapet e mia, pa asnjë lloj detyrimi politik për askënd, dhe njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që më bind për të ardhmen jo vetem timen por dhe të shoqërisë, qoftë dhe me një votë të thjeshtë që mund të kem unë. Kërkoj mirëkuptim dhe për ata që mund të më paragjykojnë.

Advertisement

 

Jam munduar të jap maksimumin tim në çdo detyrë apo pozicion politik që më kanë besuar apo vlerësuar, pa u shitur, blerë, apo marrëveshje mbas krahëve.

 

Dhe njëherë: Mirënjohje për çdo person që më ka vlerësuar gjithë këto vite dhe do jem në mbështetje tuaj kudo që të jem. Mirënjohje për rrethin familjar timin, prindërit e mi, vëllezër e motra, nipa dhe mbesa, kushërinjtë, rrethin shoqëror e miqësor të familjes time, bashkëshorten time Fluturën që më ka qëndruar pranë dhe me kujdes gjithmonë. Kam besim se do më mbështesin edhe në vazhdim, pasi mendoj se kemi përsëri për të dhënë në politikë dhe shoqëri, gjithnjë duke u konsultuar me ta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy