Jetë mes tymit të plehrave/ Banorët e një lagjeje në Vlorë kërcënohen nga djegia e mbeturinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jetë mes tymit të plehrave/ Banorët e një lagjeje në Vlorë kërcënohen nga djegia e mbeturinave

Prej mbrëmjes së të premtes banorët e lagjes “24 maji” në Vlorë  po përballen me praninë e tymit pas zjarrit që përfshiu fushën e mbeturinave të qytetit.

 

Edhe sot në ditën e 5-të pas zjarrit situata në zonë është e rënduar për shkak të helmeve në ajër.

 

Advertisement

Banorët thonë se kjo është një situatë e përsëritur sa herë fusha e mbetjeve mbulohet nga flakët, pasi sipas tyre zjarret janë të qëllimshme. Familjet detyrohen të qëndrojnë me dritare të mbyllura , ndërsa disa prej tyre fëmijët i nisin tek gjyshërit në zona të tjera të qytetit për t’i mbajtur larg tymit .

 

Banorë

 

Advertisement

Ka 40 vite që jetojmë me këto mbeturina. Unë jam 36 vjeç dhe kam gjithë jetën që jetoj kështu. Çdo gjë është katastrofë!

 

Njerëzit po marrin hotele dhe po rrinë andej që të largohen nga tymi.

 

Advertisement

Fëmijët i çoj nga njerëzit e mi që të rrinë larg kur ka shumë tym

 

Fëmijët pas shkollës vrapojnë për të mbërritur sa më parë brenda shtëpive për t’i shpëtuar ambientit mbytës.

 

Advertisement

Prej vitesh banorët e kësaj zone të lagjes “24 maji” në Vlorë bashkëjetojnë me zjarret në fushën e mbetjeve urbane. Kjo situatë nuk ka marrë zgjidhje nga bashkia, edhe pse janë hedhur miliona lekë për administrimin e mbetjeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy