“Jo tatim profesioneve të lira”, Berisha: Vendimi largon profesionistët nga Shqipëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo tatim profesioneve të lira”, Berisha: Vendimi largon profesionistët nga Shqipëria

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se me tatimin mbi profesionet e lira, po largon nga Shqipëria ekspertët. Nga foltorja e parlamenti, Berisha deklaroi votën kundër deputetëve demokratë, duke theksuar se ky ligj godet shtresën e mesme.

 

“Sot ju po kaloni këtu në Parlament, një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj, i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë”, tha ai.

 

Advertisement

Por ministrja e financave, Delina Ibrahimaj, ka mbrojtur draftin e qeverisë, që sipas saj do të ofrojë barazi në taksim.

 

Tatimi i profesioneve të lira do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024. Kontabilistët, avokatët, noterët, mjekët etj do të tatohen me normat 15% , kur fitimi neto vjetor është deri në 14 milionë lekë dhe 23% kur fitimi neto në vit është mbi këtë shumë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy