Kalimi i “Teatrit” në pronësi të Bashkisë/ Vokshi: Akt poshtërues për “Kushtetuesen”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kalimi i “Teatrit” në pronësi të Bashkisë/ Vokshi: Akt poshtërues për “Kushtetuesen”

Partia Demokratike, përmes Albana Vokshit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për të kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

 

Deputetja e zgjedhur demokrate e cilëson një akt poshtërues ndaj qytetarëve dhe Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i bën thirrje SPAK që “mos të sillet më si vegël në duart e Ramës”.

 

Advertisement

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

📌Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese.

📌Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.

📌Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar.

Advertisement

📌PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.

📌📌📌 Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.

📌Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy