Kalon për gjykim dosja e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit/ Pranohet kërkesa e tyre për gjykim të shkurtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kalon për gjykim dosja e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit/ Pranohet kërkesa e tyre për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit.  Ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”.

 

Në të njëjtën seancë gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

 

Advertisement

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy