Kamioni përplaset me autobusin në Maliq, plagoset një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamioni përplaset me autobusin në Maliq, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë – Maliq,  në vendin e quajtur “Gryka e Pocestes” në afersi të një pike karburanti.

 

Ne aksident janë përfshirë një autobus i linjave ndërkombëtare, një autobot karburanti dhe një automjet i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

 

Advertisement

Sipas policisë, mjeti autobot ka dalë nga pika e karburantit për në rrugën nacionale kur është goditur nga autobusi i linjave ndërkombëtare i cili po udhëtonte nga Korça ne drejtim te Tiranës.

 

Pas përplasjes me autoboti e karburantit drejtuesi i autobusit duke manovruar ka goditur edhe një mjet tjetër të parkuar në të djathtë të rrugës nacionale dhe me pas me murin mbrojtës të këtij aksi.

 

Advertisement

Nga goditja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit dhe për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.

 

Është dashur ndërhyrja e shërbimit  zjarrfikëse për të bere te mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendjen të rëndë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy