Kanabis gati për shitje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanabis gati për shitje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 50-vjeçar këtë të mërkurë. Gjatë kontrollit të kryer, policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e të arrestuarit 1.4 kg kanabis gati për shitje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Mbante në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

 

Sekuestrohet 1.4 kg kanabis.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-A. Gj., 50 vjeç, banues në Vlorë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë,

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy