Kancelari gjerman: BE të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kancelari gjerman: BE të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin

“Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, deklarata vjen nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili në një konferencë për shtyp me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, sqaroi se çdo vonesë e mëtejshme e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, mund të rrisë ndikimin e palëve te treta.

 

OLAF SHCOLZ

KANCELAR I GJERMANISË

Advertisement

 

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se Bashkimi Evropian duhet të shtyjë përpara reformat institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim. Është koha që të hapen sa më shpejt negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vonesat e bëjnë Ballkanin Perëndimor më të prekshëm ndaj ndikimit të palëve të jashtme.”

 

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokua në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgaria vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve për gjuhën dhe çështjet historike, duke penalizuar edhe Shqipërinë.

Advertisement

 

Megjithatë, të dyja palet kanë deklaruar se dialogu është në rrugën e duhur dhe  janë shprehur optmistë se shumë shpejtë do të arrihet një marrëveshje.

 

KRIL PETKOV

Advertisement

KRYEMINISTËR, BULLGARI

 

“Ne presim dhe besojmë se së shpejti këtë do ta arrijmë. Pajtohem me vlerësimin se krizën, të cilën e kemi aktualisht, me luftën në Ukrainë, Ballkani Perëndimor duhet të jetë më i stabilizuar dhe rruga drejt tij, mund të arrihet me qasjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Kjo është e qartë dhe besojmë se kjo do të arrihet pasi kemi lajme të mira edhe për çështjet historike mes dy vendeve.”

 

Advertisement

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYEMNISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

 

“Zgjerimi i BE-së po bëhet politikë e sigurisë pasi ngecjet në këtë proces krijojnë pasiguri plotësuese në rajon. Kemi tendenca negative apo përpjekje për ndikime të qëllimshme të palëve të treta. Shtyrja e nisjes së bisedimeve krijon dilema që mund të rezultojnë me uljen e besimit te qytetarët ndaj BE-së.”

Advertisement

 

Në qershor të këtij vitit pritet të mbahet konferenca e radhës për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, nën presidencën  e Francës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy