Kanosën me pistoletë zhurmuese dhe goditën një person/ Arrestohet pronari i servisit dhe punëtori i tij në Rrogozhinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanosën me pistoletë zhurmuese dhe goditën një person/ Arrestohet pronari i servisit dhe punëtori i tij në Rrogozhinë

Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona, të cilët për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe kanosur me pistoletë zhurmuese 40 vjeçarin.

 

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A.M 40 vjeç pronar I servisit, dhe punëtori i tij M.M 36 vjeç.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

Advertisement

– A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.

 

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy