Kaosi në Kuvend/ Rama: Opozita solli sjelljen e rrugës në parlament, halli i një të kërkuari nga drejtësia po i çon drejt fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaosi në Kuvend/ Rama: Opozita solli sjelljen e rrugës në parlament, halli i një të kërkuari nga drejtësia po i çon drejt fundit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi situatën e krijuar këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, ku seanca plenare për projektbuxhetin u shoqërua me tymuese dhe protestë nga opozita. Ai i akuzon këta të fundit se futën në Kuvend fjalorin dhe sjelljet e rrugës, duke mbjellë sherr e korrur dhunë.

 

Rama thotë se shkak i kësaj sjelljeje të opozitës është fakti se ata kanë prekur fundin dhe po përdoren për interesa personal.

 

Advertisement

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan ai.

 

Deputetë të opozitës bllokuan zhvillimin normal të seancës plenare, duke ndezur tymuese dhe grumbulluar karriget pranë foltores. Situata e dalë jashtë kontrollit solli edhe mbylljen e seancën plenare, duke mos diskutuar për projektbuxhetin për vitin 2024.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy