Kapet me pistoletë dhe fishekë/ “Shqiponjat” arrestojnë 26-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet me pistoletë dhe fishekë/ “Shqiponjat” arrestojnë 26-vjeçarin

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar 26-vjeçarin me iniciale S.D, i cili u kap duke udhëtuar me automjetin e tij me armë dhe fishek me vete.

 

 

Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se arrestimi i të riut u bë në kuadër të operacionit “Gray” në bashkëpunim me policinë e komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Advertisement

 

 

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gray”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

 

Advertisement

 

Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

 

 

Advertisement

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë.

 

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”. 

Advertisement

 

 

Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

 

Advertisement

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy