KAS “rrëzon” Berishën; regjistron PD-në në zgjedhje, Alibeaj kryetar i komanduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KAS “rrëzon” Berishën; regjistron PD-në në zgjedhje, Alibeaj kryetar i komanduar

KAS pranon pjesërisht kërkesën e PD të përfaqësuar nga Basha-Alibeaj për regjistrimin e në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

 

Komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve vendosi që të regjistrojë PD në zgjedhjet lokale, por I la detyre përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa që të bëjë një kërkese të re për regjistrimin në zgjedhje me Alibeajn si kryetar dhe jo me Lulzim Bashën.

Advertisement

 

 

Në këtë mënyrë, KAS rrëzoi komisionerin shteteror Ilirjan Celibashi i cili nuk e regjistroi në zgjedhje PD-në për shkak të mosfirmosjes së deklaratës solemne nga Basha. Celibashi e gjeti atë në shkelje të nenit 64 të kodit, pasi dokumenti mbante firmën e kryetarit të autorizuar Alibeaj.

 

Advertisement

 

 Tanimë KAS ka kërkuar që deklarata solemne të firmoset nga Enkelejd Alibeaj.

 

 

Advertisement

Nga ana tjetër KAS rrëzoi kërkesën e demokratëve me drejtues Sali Berishën, si të pabazuar në ligj, pasi gjykata njeh si kryetar të PD-së Lulzim Bashën, të njëjtin vendim në fakt që kishte marrë edhe Celibashi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy