Kërcënohet me armë një person në Shëngjin, arrestohen 2 të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënohet me armë një person në Shëngjin, arrestohen 2 të rinj

2 të rinj kanë kërcënuar me armë zjarri një person në një lokal në Shëngjon.

 

Policia bën me dije se janë arrestuar 2 autorët 29 vjeç dhe 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

 

Advertisement

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e objektivit për motive të dobëta.

 

Njoftimi i policisë:

 

Advertisement

Kanosën me armë zjarri pistoletë një shtetas, brenda një lokali, Policia arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen një pistoletë me municion luftarak dhe një dorezë metalike. Pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, dy shtetas ishin konfliktuar me një person, si dhe e kishin kanosur atë me armë zjarri pistoletë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasve: E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

 

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit E. S.) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit E. M.), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve, shtetasit E. M. dhe E. S. u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy