Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra kryebashkiakun socialist

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra kryebashkiakun socialist

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës. Ky vendim është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe vjen pas arrestimit nga SPAK të kryebashkiakut në lidhje me abuzimet me tenderat publikë.

 

Sipas ligjit, kompetencat e kryetarit pritet që t’i marrë nënkryetari i këtij institucioni, deri në zgjedhjet e ardhshme vendore që do mbahen në 14 maj.

 

Advertisement

V E N D I M I

 

SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA

 

Advertisement

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Advertisement

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Advertisement

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

Advertisement

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy