KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku.

 

Shkarkimi është bazuar në dy pasuri të pajustifikuara.

 

Advertisement

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e arsyetuar shprehet se Pashuku kishte dështuar të provonte me dokumente burimin e ligjshëm të një shtëpie të blerë në Shkodër për 60 mijë euro, konkretisht shumën prej rreth 40 mijë eurosh të pretenduar si dhurim nga të afërmit dhe po ashtu edhe burimin e ligjshëm të 40 mijë eurove nga qiraja e një objekti, për të cilat nuk ishin paguar tatimet.

 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku.

Advertisement

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

 U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.04.2022. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy