“Koalicion për krimin kibernetik”/ Rama tregon në Davos përvojën shqiptare në përballje me hakerat iranianë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Koalicion për krimin kibernetik”/ Rama tregon në Davos përvojën shqiptare në përballje me hakerat iranianë

Në një diskutim mbi Perspektivën e Sigurisë Kibernetike Globale 2023, në forumin ekonomik të Davosit, kryeministri Edi Rama tha se sulmet e kësaj natyre, sikundër u përball Shqipëria me hakerat iranianë, janë një rrezik i madh që kërcënojnë të gjithë botën. Zgjidhja sipas tij vjen përmes bashkëpunimit.

 

“Nuk mund ta imagjinoj sesi bota, bota institucionale, bota e organizuar, qoftë në sektorin publik apo privat mund t’i mbijetojë kësaj pa një koalicion të madh, shumë të madh.Ajo çka mësojmë nga krimi tradicional në Europë është se krimi tradicional ka krijuar një BE shumë më funksionale sesa shtetet vetë, sepse është shumë më i  ndërlidhur, nuk ka samite që nuk mbarojnë kurrë, mbledhje, nuk ka veto për t’i ndalur eksponentët e tij për të bërë ndonjë gjë, ndërkohë që vetë BE duhet të mundohet të krijojë konvergjenca dhe kohezione për të bërë një veprim të përbashkët.”

 

Advertisement

Rama ndau me të pranishmit përvojën e Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik, si dhe rëndësinë që ka shfrytëzimi I teknologjisë.

 

Ajo çfarë po bëjmë sot, siç e thashë, së bashku me dy vende të tjera mike, është saktësisht kjo; ne po zbulojmë, falë edhe ekspertizës së tyre më të madhe, saktësisht se cilat janë lëvizjet në errësirë, që në të kundërt askush nuk do t’i dinte.Ne jemi mjaft të angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin e sektorit privat për këto rreziqe dhe që të bëjmë që edhe sektori privat të hyjë në bashkëpunim dhe në ndërveprim me qeverinë edhe kur vjen fjala për të kontribuar

 

Advertisement

Fjalën e tij Rama e mbylli duke thënë se rritja e sigurisë kibernetike është një sfidë aspak e lehtë, por që duhet tejkaluar pasi teknologjia është e ardhmja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy