Koka: Kush ia tha Amerikës konfliktin Meta-Dvorani? Ngjela: Noc Rroku ia tha! Ul kokën aty!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koka: Kush ia tha Amerikës konfliktin Meta-Dvorani? Ngjela: Noc Rroku ia tha! Ul kokën aty!

Përplasja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin i ka rrënjët në janar të 2012, ku Dvorani votoi pro dënimit të Ilir Metës me dy vite për korrupsion. Konflikti u rindez në fund të vitit 2019, kur Meta akuzoi Dvoranin për komplot dhe se po i merrte kompetencat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e vijon kështu deri në ditët e sotme.

Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela dhe gazetari Bledian Koka janë përplasur lidhur me këtë çështje.

Bledian Koka: Kush ia tha amerikanëve që ka patur një konflikt mes presidentit dhe Ardian Dvoranit dhe Dvorani ëhstë në anën e duhur të historisë.

Spartak Ngjela: Noc Rroku jua tha. Ore jeni në terezi

Advertisement

Bledian Koka: Pikërisht pra! Noc Rroku, për atë po flasim!

Spartak Ngjela: Ore CIA është prezente në Shqipëri, di edhe çfar ëha bukë ti. Mua më tregon ti, jam profesionist. Cia është në Shqipëri zotëri, present. Kot nuk lëvizin. Rrini, ulni kokën po të them, ul kokën rri rehat aty! Antiamerikan nuk dalin kudo…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy