Konkurrenca për çmimin e miellit/ Buka shtrenjtohet, Biba: S’ka fakte për marrëveshje abuzive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konkurrenca për çmimin e miellit/ Buka shtrenjtohet, Biba: S’ka fakte për marrëveshje abuzive

Ndonëse çmimi i miellit u rrit në shtator të vitit të kaluar, duke sjelle edhe një shtrenjtim të bukës në treg nga të gjithë bizneset e fushës, për kreun e autoritetit aktual të konkurrecës nuk u gjetën prova të mjaftueshme për të penalizuar operatët.

 

Ky është argumenti i kryetarit Denar Biba, i cili shpjegoi arsyet pse Komisioni i Konkurrecës nuk pati një vendimarrje, por ky treg mbetet ende nën hetim deri në shtator të këtij viti.

 

Advertisement

“Hetimi paraprak kishte disa premisa për t’u thelluar më tej në gjetjet e raportit. Disa prej anëtarëve, ndër ta edhe unë, krijuam bindje që diçka nuk shkonte për problematikat në këtë treg, por në mungesë të një prove konkrete, vetëm me një indicie që ishte çmimi, por pa analizë të kostos si u arrit në këtë çmim, sepse të gjithë ata e marin grurin në të njëjtat destinacione, kostot janë të njëjta. Indiciet ishin realist të papërfillshme. Shumica prej nesh vlerësoi se megjithëse kishte problamtika, në respekt të materialit që kishim në atë kohë, muk ishim në gjendje që gjykonin saktë.”

 

Sipas kreut të konkurrencës, qëllimi i insitucionit që ai drejton nuk është penaliteti i kompanive, pasi rreziku është që këto vendime të rrezohen në gjykatë.”

 

Advertisement

“Gjoba ishte në nivel të larta. Por nuk duam të konsiderohemi si insitucioin gjobvënës, pra nuk është qëllimi primar i konkurrencës gjoba. Qëllimi ynë është efikasi i tregut. Shumë vendime na janë rrëzuar në gjykatë, ndaj duhet të ishim më seriozë.”

 

Këto shpjegime, kreu i konkurrencës i bëri pas një kërkese dëgjimore të deputetes demokrate Jorida Tabaku, sipas të cilës, çmimet u rritën më mënyrë të menjëhershme nga të gjithë operatorët, duke ngritur dyshime për abuzime.

 

Advertisement

Por, deri në gjetjen ose jo të fakteve nga ana e këtij institucioni, i cili ka për dertyrë që nëpërmjet hetimeve të ofrojë më shumë konkurrencë në treg, qytetarët po paguajnë çdo ditë e më shtrenjtë çdo produkt.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy