Kontroll blic në burgun e Fierit, policia zbulon drogë në qelitë e të burgosurve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontroll blic në burgun e Fierit, policia zbulon drogë në qelitë e të burgosurve

Një kontroll blic në burgun e Fierit ka zbuluar drogë dhe pajisje që përdornin të dënuarit për të komunikuar me njerëzit jashtë.

 

Kontrolli erdhi pas të dhënave se të burgosurit kishin lëndë narkotike në qelitë e tyre.

 

Advertisement

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se janë gjetur 9 doza lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut, ndërsa 13 të tjera u zbuluan në palestër.

 

Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar si dhe një televizor “me fijet jashtë për lidhje me kufje, qe dyshohet se perdorej si mjet komunikimi”.

 

Advertisement

Në burgun e Fierit ndodhet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili  do të vuajë dënimin e tij me 3.4 vite.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy