Kosova në terr energjetik/ Ideal Gola: Situata është e rëndë! Vetëm akuza, asnjë zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova në terr energjetik/ Ideal Gola: Situata është e rëndë! Vetëm akuza, asnjë zgjidhje

Dy ditët e ndërrimit të viteve, vendi ynë do t’i japë energji Kosovës. Këtë ndihmë, ofruar në kushtet e një krize energjetike që po përjeton Kosova, qytetarët e kanë pritur mjaft mirë.

 

Kryeredaktori i “Kosovapress”, Ideal Gola, në një lidhje me skype në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, u shpreh se reduktime të energjisë elektrike ka pasur në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se situata paraqitet e rëndë.

 

Advertisement

“Lajmi është mirëpritur shumë, sidomos nga njerëzit këtu, pasi në këto kushte rrezikohet që edhe festat të kalohen në errësirë. Nuk ka pasur reagim nga ana e krerëve të institucioneve, por te qytetarët kemi parë një reagim pozitiv sepse situata është me të vërtetë e rëndë…Reduktime te energjisë kemi në të gjithë vendin. Situata më e rënduar është në zonat rurale. Dy deri në tre ditë nuk ka pasur energji fare në komunën si ajo e Hanit të Elezit. Edhe në Prishtinë ka reduktime, ka shkuar deri në 15 orë në disa lagje…Reduktime ka pasur edhe në të kaluarën, por janë quajtur të planifikuara për shkak të rregullimeve. Kurti është munduar që t’ia hedhë fajin mungesës së një strategjie 20-vjeçare, që pas luftës, për të ardhur në një stabilitet energjetik. Kemi lumë akuzash, ndërsa kriza vijon pa zgjidhje.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy