Krahasimi 2017-2021, sa mandate fitoi secila parti në qarqe?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krahasimi 2017-2021, sa mandate fitoi secila parti në qarqe?

Teksa kanë mbetur edhe dy qarqë për të përfunduar procesin e numërimit të votave, Partia Socialiste mban shifrën e 74 mandateve, të njëjtën shifër që arriti të fitojë edhe në vitin 2017.

 

Në qarkun e Tiranës PS ruan 18 mandate, të njëjtin rezultat me 2017-ën.
Partia Demokratike ka 15 mandate në Tiranë, ndërsa në 2017 kishte 11.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka fituar 2 nga 5 mandate qe kishte në zgjedhjet e 2017.
PSD ka fituar 1 mandat ndërsa në zgjedhjet e 2017 nuk arriti të merrte asnjë mandat në këtë qark.
Në qarkun e Durrësit PS ka siguruar 8 mandate, PD 6. Në 2017, PS fitoi 8 mandate, PD 4 dhe LSI 2.
Në qarkun e Elbasanit 8 mandate ka marrë PS, 6 PD. Në zgjedhjet e 2017, PS kishte 7, PD 3 dhe LSI 2 mandate.
Në qarkun e Korçës PS ka marrë 6 mandate PD 5. Në 2017 PS fitoi 6 mandate, PD 4 dhe LSI 1 mandat.
Në qarkun e Kukësit PD ka fituar 2 mandate, ndërsa PS 1, duke ruajtur të njëjtin rezultat me mandatet e fituara në zgjedhjet e 2017.
Në qarkun e Lezhës PS ka fituar 3 mandate, ndërsa PD 4. Në 2017 PS ka patur 3 mandate, PD 3 dhe LSI 1.
Në qarkun e Shkodrës PS ka marrë 3 mandate, PD 5, PSD 2 dhe LSI 1. Në 2017 PS fitoi 4 mandate, PD 5, PSD 1, LSI 1.
Në qarkun e Vlorës PS ka 8 mandate duke ruajtur të njëjtin rezultat me zgjedhjet e 2017. PD ka marrë 4 mandate ndërsa në 2017 kishte 3.
Në qarkun e Fierit PS ka fituar 9 mandate, PD 6, LSI 1. Në 2017 PS fitoi 10 mandate, PD 4 dhe LSI 2 mandate.
Në qarkun e Gjirokastrës PS fitoi 3 mandate, PD 1. Të njëjtin rezultat PS dhe PD kanë patur edhe në zgjedhjet e 2017, ndërsa LSI mundi të fitojë vetëm 1 mandat.
Në qarkun e Beratit PS ka 5 mandate, PD 2. Në zgjedhjet e 2017, PS kishte 4 mandate, PD 1 dhe LSI 2 .
Në qarkun e Dibrës PD ka fituar 3 mandate, PS 2. Në 2017 PS kishte 2 mandate, PD 2 dhe LSI 1.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy